E rrallë, kirurgu plastik nga Siria kërkon deportimin nga Britania

Mund të duket e çuditshme po një mjek i kirurgjisë plastike nga Siria kërkon të largohet nga Britania e Madhe dhe të kthehet në Aleppon e shkatërruar nga lufta.

Ai u arrestua sot në një qendër të emigraconit pas ankesës për ta deportuar.

Dr Abdulkader Majed Al-Zuebi u mbajt me gjashtë oficerë në një furgon policie jashtë zyrës së emigracionit në  Lunar House, Croydon, Londër e Jugut.

Ai thotë se nuk mund të punojë në Britani për shkak se ka marrë azil.

Në pamundësi për të siguruar të ardhura, mjeku thotë se  është detyruar të shesë dhe orën e tij të dorës Rolex për 3000 paund në mënyrë që të paguajë faturat e hotelit me pesë yje ku qëndronte.

Dr Al-Zuebi, i cili pretendon se fitonte 6000 paund në muaj në Siri, tha se zyrtarët kanë refuzuar t’i japin pasaportën e tij gjermane më të cilën mbërriti në Londër me 8 tetor.

Një orë para arrestimit të tij këtë pasdite, Dr Al-Zuebi që pretendon të ketë një nuse në Britani, tha se do të flejë  jashtë  zyrës së emigracionit derisa ta deportojnë.

“Unë nuk i kam dokumentet e mia. Mi morën ku erdha” tha ai.

2