E tmerrshme/ Adoleshenti vret veten live në Facebook me pushkën e babait (VIDEO+18)

Një djalë vetëm 19 vjeç nga fshati Safran në Turqi kreu një vetëvrasje me pushkën e babait të tij.

Ai e publikoi ngjarjen direkt në rrjetin social Facebook në një video live. Neslihan Yilmaz, kishte një vit që ishte lidhur me një vajzë të quajtur Oguzhan Kaloglu por raportohet se vajza e kishte lënë.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, djali ishte pikëlluar jashtë mase dhe vendosi të kryente aktin ekstrem. Pasi dëgjuan krismën, prindërit e djalit u futën në dhomën e tij duke e gjetur në dysheme në mes të një pellgu gjaku. Djali u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti të shpëtonte pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.