E tmerrshme, ariu mbyt rojtarin në një kopsht zoologjik

Një punonjës i parkut “Orsa Rovjurspark” në veri të Suedisë, ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit të një ariu, njoftuan sot autoritetet suedeze.

Ariu kishte sulmuar rojtarin, derisa ai po pastronte hapësirën në të cilën ndodhej kafsha, transmeton KosovaPress.

Ariu kishte dalë nga hapësira ku ndodhej dhe ka sulmuar rojtarin e ri, transmeton AP.

Rojtari i sulmuar është dërguar shpejt me helikopter për në spital, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Ariu i moshës dyvjeçare, është vrarë pas sulmit”, tha zëdhënësi i parkut Sven Brunberg.

Hetimet lidhur me incidentin janë duke vazhduar.

“Orsa Rovjurspark” përmes rrjetit Facebook ka bërë të ditur se deri në fund të ditës parku do të qëndrojë i mbyllur, por nesër përsëri do të hapet.

Në këtë park, i cili ndodhet 330 kilometra në veri të Stokholmit, ndodhen lloje të ndryshme të arinjve, leopardëve, ujqve dhe rrëqebujve.