E tmerrshme/ Momenti kur nënës i bie foshnja nga duart nga 12 metër lartësi

Pamje tmerri ato kur një nëne të re i ka shpëtuar nga duart foshnja e saj dhe ka rënë nga shkallët lëvizëse nga një lartësi prej 12 metra.

Ngjarja ka ndodhur në Uzbekistan, në momentin që nëna u pengua nga fustani i saj i gjatë në shkallët lëvizëse.
Gruaja ka qenë me foshnjën në qendrën tregtare, kur gruaja e veshur me fustan të gjatë po zbriste shkallët elektrike.

Ajo u pengua dhe i ra foshnja nga duart, nga një lartësi sa sa një ndërtesë katër katëshe. Mësohet se foshnja nuk ka mbijetuar.