E tmerrshme! Nëna vret 7 fëmijët e saj, dhe mbesën

Një grua australiane, e cila vrau tetë fëmijë në një sulm me thikë në shtëpinë e saj, nuk do të dalë në gjyq sepse ajo ishte e rënduar psikologjikisht në atë kohë.

Raina Thaiday ishte duke përjetuar një episod psikotik kur ajo  theri katër  djemtë e tre vajzat e saj dhe mbesën në Cairns në dhjetor të 2014, shkruan BBC.

Vendimi ligjor i bërë muajin e kaluar, por vetëm tani i bërë publike, -do të thotë se ajo nuk mban përgjegjësi penalisht.

Thaiday, 40 vjeç, po mbahet në një qendër të sigurisë së lartë në Brisbane.

Është e paqartë nëse ajo ndonjëherë do të lirohet përsëri në komunitet.

Shtëpia ku fëmijët e moshës midis dy dhe 14 vjeç u vranë është shkatërruar. Është zëvendësuar me një park për të kujtuar Malili, Angelina, Shantae, Rayden, Azariah, Daniel, Rodney dhe Patrenella.