E tmerrshme/ Prindi shqiptar detyron vajzën 3-vjeçare të pijë hashash, publikon foton në rrjet

Një rast skandaloz raportohet të ketë ndodhur në Rrushkull të Durrësit ku një person i droguar detyron vajzën e tij rreth 3- vjeç që të pijë cigare me hashash.

Ngjarja me përmasa vërtet të mjerueshme bëhet akoma më e rëndë kur pasi babai e ka detyruar vajzën e tij të vendosë në buzë cigaren e hashashit, e ka fotografuar dhe e ka postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Sipas raportuesve, babai i kësaj vajze është përdorues i rregullt i hashashit dhe është 26 vjeç. Sipas Jeta osh qejf ai është i papunë dhe i divorcuar.