E tmerrshme, shikoni çfarë i ndodh trupit tuaj pasi pini RedBull dhe sa zgjasin efektet

E keni pyetur ndonjeherë veten se çfarë i ndodh trupit tuaj pasi keni konsumuar RedBull? Sigurisht që jeni më në formë, dhe energjik, por kur të mësoni se çfarë pëson trupi juaj nuk do t`iu pëlqejë fare.

Webside britanik Personalise zbulon gjithçka hap pas hapi:

–10 minutat e para: Kafeina fillon të shpërndahet në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe trupi juaj iu përgjigjet duke shpejtuar rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

– Gjatë 15-45 minuta pasi e konsumuat (kjo varet nga sa shpejtë e keni pirë): Nivelet e kafeinës do të arrijnë kulmin, ju do të ndiheni më vigjilent dhe përqëndrimi juaj është përmirësuar ndjeshëm. Kjo sepse kafeina është një drogë stimuluese.

– Pas 30-50 minutash pasi ju konsumuat pijen: Trupi juaj është ‘zhytur’ plotësisht në kafeinë, dhe mëlçia do të reagojë duke thithur edhe më shumë sheqer se zakonisht. Është ky momenti kur trupi juaj merr masën më të madhe të sheqerit (edhe nga pija).

–1 orë më vonë: Do të filloni të keni ‘probleme me sheqerin’. Nivelet e sheqerit fillojnë të miksohen në sistemin e qarkullimit të gjakut së bashku me kafeinën

-Pas 5-6 orësh:Tani fillon procesi i ‘gjysmë jetës së kafeinës’. Kjo do të thote që i duhen kaq shumë ore që trupi juaj të reduktojë me 50% përmbajtjen e kafeinës në gjak. Për femrat që përdorin kontraceptiv oral kërkohet 2-fishi i kohës.

-Pas 12 orësh: Pasi të kenë kaluar kaq ore që nga momenti kur keni përfunduar pijen tuaj energjike, e gjithë kafeina do të largohet nga sistemi i qarkullimit të gjakur, por shpejtësia ekzakte apo koha e nevojshme varet nga personi.

-Për konsumatorët e rregullt të pijeve energjike duhen diku 12-24 orë që të ndjeni tërheqjen e kafeinës, që do të thotë nevojën e menjëhershme për pak kafeinë tjetër. Në efekte të tjera përfshihen dhimbje koke, nervozizën dhe kapsllëk./CityNews