E tmerrshme, shqiptarçiçat e LSDM-së do na e zgjidhin çështjen kombëtare!!!

 

Profesori Ismet Jonuz Krosi ka reaguar ne facebook ne lidhje me listen per deputet te LSDM-se, ja dhe reagimi i tij:Përse heshtim para sprovave jetike të çështjes sonë kombëtar në Maqedoni
Maksima që shqiptarët vërshojnë në LSDM, sikur ma rikujton skenën kur në Kosovën e pushtuar erdhi biznismeni nga Amerika Millan Paniq, i cili atë botë kërkonte votat e shqiptarëve të Kosovës për ta rrëzuar nga pushteti Millosheviqin dhe për ta demokratizuar Serbinë. Por, atëherë shqiptarët nga Kosova i thanë JO dhe JO, ngase ishin thellë të bindur se Serbia nuk mund të demokratizohet, andaj një krahasim për sot në skenën politike të Maqedonisë ku ca shqiptarë, gjoja po përpiqen që ta demokratizojnë këtë shtet në krizë me VMRO-në, që më parë ishte edhe LSDM-ja.Por, as atëherë e as kësaj here Maqedonia nuk mund të demokratizohet…prandaj, kujdes nga këta shqiptarçiçat tanë që rreshtohen në LSDM dhe se gjoja do të bëhen posllanikat e sobranjës së Shkupit dhe do të na i realizojnë kërkest tona kombëtare.E tmerrshme…