E tmerrshme/ Vajzën e hedhin nga shkallët e metrosë në Berlin

[tonjoo_spb]Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stacion metroje në rrethin e Neukölln në Berlin në Gjermani, ku një vajzë është hedhur nga shkallët duke u shtyrë me këmbë nga një djalë.
Kjo ngjarje ka ndodhur mesnatën e 27 tetorit dhë është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Siç shihet nga pamjet, vajza ka qenë duke ecur në shkallë, ndërsa nga prapa vjen i qetë një djalë që mbante edhe një shishe pije në dorë, duke e shtyrë dhe goditur atë nga prapa në një mënyrë shumë brutale. Fatmirësisht kjo ngjarje kaloi pa pasoja të rëndë për jetën e vajzës.
E lënduar vajza është marrë nga pesona që ndodheshin afër dhe është dërguar në spital me dëmtime në fytyrë.