E tradhëtoi me kamarieren, papagalli spiunon tek gruaja

Kujdes me papagallët në shtëpi, sidomos me ata që flasin. Një burrë gati sa nuk është futur në burg pasi zogu i zbuloi tradhëtinë me kamarieren.

Ka ndodhur në Kuvajt ku tradhëtia është e ndëshkueshme dhe me burg shkruan Al Shahed Daily. Papagalli “spiun” ishte filluar të thoshte fjalë të cilat e zonja e shtëpisë nuk i kishte dëgjuar prej shumë kohësh.

Atëherë gruaja ka marrë papagallin dhe e ka çuar në polici si provë që do ta çonin burrin prapa hekurave.

Fati i burrit ishte se autoritetet deklaruan se fjalët e papagallit nuk mund të konsideroheshin provë pasi zogu mund të kishte dëgjuar dhe riprodhuar ato fjalë ndoshta dhe nga televizori apo radio

Në fakt gruaja kishte pasur dyshime se burri e tradhëtonte me kamarieren pasi sa herë që ajo shkonte në shtëpi burri tregonte shenja ankthi.

Nuk është hera e parë që papagalli flet shumë. Në 2006 një papagall i zbuloi një gruaje lidhjen që kishte me një person tjetër, kur para të fejuarit të saj me emrin Kris papagalli thërriste “Të dua Gary”