Edhe bota e futbollit shokohet pas sulmit në Manchester

 

Ka shkuar në 22 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit në koncertin e Ariana Grandes në Manchester Arena.

Policia ka konfirmuar numrin e të vdekurve, ndërsa ka njoftuar se edhe 50 persona të tjerë janë lënduar.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe klubi i Manchester City, kapiteni Vincent Kompany, legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker dhe shumë të tjerë, transmeton Gazeta Express.

“Është trishtuese për atë që ndodhi në Arena. Nugshëllime për gjithë të prekurit nga kjo”, thuhet në postimin e Cityt në “Tëitter.

Kompany: “Dua t’ju shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, është ditë trishtuese për Manchesterin”

Gary Lineker: “Lajm i tmerrshëm për qytetin e Manchesterit. Mendimet janë me gjithë të prekurit nga kjo”

Rio Ferdinand: “Sa dëgjova për atë që ndodhi, shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt dhe shëndoshë”.

Manchester United: “Jemi të dëshpëruar për atë që ndodhi mbrëmë në Arena. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për gjithë të prekurit nga kjo”.