Edhe ne Kajro shperthim me bombe,22 te vdekur

Një shpërthim pranë katedrales Koptike në Kajro ka lënë të vdekur të paktën 22 persona. Sipas medias shtetërore egjiptiane e cila citon zyrtarë të ministrisë së shëndetit, si pasojë e këtij shpërthimi edhe 35 persona kanë mbetur të plagosur.

Media vendore raportoi se shpërthimi ndodhi pranë kishës “Shën Peter”, e cila ndodhet në të njëjtin kompleks me katedralen. Pamjet filmike të publikuara tregonin dëmin e jashtëm që kisha kishte pësuar, me dritare të thyera dhe tavanë të shembur. Shkaku i këtij shpërthimi është ende jo i qartë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:00 me orën lokale. Sipas mediave, vetë shefi i sigurisë së Kairos, Khalid Abdel Aal, mbërriti për të hetuar vendngjarjen. Të krishterët koptikë në Egjipt përbëjnë rreth 10% të popullatës së vendit.

Ndërkohë, katedralja ku ndodhi shpërthimi është zyra qendrore e kishës ortodokse egjiptiane dhe shtëpi e liderit të saj.

Vetëm një ditë më parë, Kairo u trondit nga shpërthimi i një bombe që vrau 6 policë, në një rrugë kryesore që të çon në piramidat e Giza-s.

Kjo ngjarje, ishte edhe sulmi më vdekjeprurës ndaj forcave të sigurisë së qytetit. Një grup militant i sapokrijuar, i quajtur Hasm, mori përgjegjësinë për sulmin.