Edhe një boksier shqiptar me sukses në arenën evropiane

Edhe një boksier shqiptar me sukses në arenën evropiane

Sportistët me origjinë nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në vendet të ndryshme qoftë evropiane, Amerikë etj, po tregojnë rezultate duke arritur suksese në disiplinat sportive.

Padyshim se njëri ndër sportet që shqiptarët kanë dhe po tregojnë suksese është boksi. Pas Luan Krasniqit, Haxhi Krasniqit, Nuri Seferit etj, edhe boksieri 27 vjeçar Kamer Maloku, me origjinë nga Vushtria, po tregon dhe arrin rezultate të kënaqshme në Gjermani. Ai ka thënë se po punon shumë të rrit rezultatet, pasi që për këtë ka motiv për arritur ato. Ai jeton në Karlsruhe në Gjermanisë dhe ka disa meqe që i ka fituar në boks. “Unë jetoj në Gjermani dhe deri më tani kam pasur 8 meqe në boksin profesionist që të gjitha i kam pasur fitore. Nuk do të ndalem me kaq”, ka thënë ai.

Maloku ka bërë të ditur se është duke punuar që meqet e ardhshme të boksojë për titullin e kampionatit evropian. Ndryshe menaxher i boksierit Kamer Maloku, është vëllai i tij Jusuf Maloku.

Ai ka bërë me dije se në një të ardhme të afërt mund të boksojë edhe në Kosovë, në ndonjë event të boksit.