Edhe një shqiptare akuzon ish-drejtorin e FoxNews për ngacmim seksual

Këtë herë është Lidia Curanaj, një reportere e Fox5, e cila thotë se është ngacmuar seksualisht kur aplikoi për punë.

lidia-curanaj

Vazhdojnë paditë për ngacmim seksual ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të rrjetit FoxNews, Roger Ailes.

Pesë muaj më parë ai dha dorëheqje nga posti i tij pas akuzave për ngacmim seksual.

Këtë herë është Lidia Curanaj, një reportere e Fox5, e cila thotë se është ngacmuar seksualisht kur aplikoi për punë.

Në padi thuhet se Ailes i kërkoi të ngrihet në këmbë dhe të kthehet “që ta shohë nga pas”.

“Më pëlqen ajo që shoh,” i tha ai.

Ajo u largua, duke menduar se do e marrë punën.

Ailes u takua për herë të parë me Curanaj gjatë një darke në Nju Jork.

Ajo ishte e pranishme me senatorin Gregory R. Ball, me të cilin po dilte në atë kohë.

Pas takimit me gazetaren, Ailes kontaktoi me zotin Ball dhe e pyeti: “Si ishte seksi?”.

Më tej ai e pyeti nëse ajo pranonte favoret seksuale.

Por senatori i tha se ajo është një vajzë shumë e mirë, duke e sinjalizuar se nuk do i ofronte favore seksuale.

Pas kësaj, Ailes e kontaktoi Curanajn dhe i tha se nuk ishte gati për të punuar në FoxNews, por duhet të kontaktonte kanalet lokale të Fox.

Buranaj, që ka fituar dy Emmy Awards lokale dhe ka marrë një vlerësim si shqiptaro-amerikane e suksesshme, ka vendosur të padisë edhe drejtorin e lajmeve në Fox5, Byron Harmon.

Ai thotë se ai e quante “zonjusha Shqipëria”, edhe pse ajo është nga Mali i Zi, dhe njëherë i tha “të gjithë shqiptarët janë kriminelë ose roje”./politiko

lidia1