Edhe nje tjeter kandidat shqiptar per kryetar komune nga LSDM

Shpresim Ajroski është përzgjedhur kandidati i LSDM-së në komunën e Pllasnicës. Ai ka marrë përkrahjen e strukturave lokale, por edhe të kryesisë qendrore të socialdemokratëve, informon INA.
Ajroski është kandidati i radhës shqiptar nga LSDM pas Milikije Halimi, e cila do të garojë në komunën e Haraçinës.
LSDM pritet që me kandidatë shqiptarë të dal edhe në komunat e tjera përfshirë ato nga komuna e Likovës e deri në Strugë. Por targeti i tyre do të jetë Dibra, Haraçina, Pllasnica, etj.
Nënkryetari i LSDM, Muhamed Zekiri tha se partia e tyre do të nxjerrë edhe kandidatët e tjerë që do të garojnë në komunat me shumicë shqiptare dhe se synohet që të ketë pjesëmarrje në shumicën prej tyre