Edhe një tragjedi në futboll: Kështu u mbytën lojtarët në Ugandë (Video)

Janë publikuar disa pamje nga përmbytja e anijes ku humbën jetën 30 futbollist dhe tifozë. Të paktën 30 persona janë mbytur pasi anija që po barte një ekip futbolli së bashku me tifozët e saj është fundosur në Lumin Albert në Uganda.

Anija e mbingarkuar, po barte 45 persona, nuk ishte mundur ta mbante drejtpeshimin për shkak se shumë persona kishin kaluar në njërën anë të saj, ka thënë policia për AFP.

“Uji ishte i qetë, por problemi u krijua kur njerëzit kanë kaluar në njërën anë të anijes dhe ajo u përmbys”, theksoi komandanti i policisë Xhon Rutagira.