Edhe sot shume ftohte.Ja temperaturat

Moti në Maqedoni sot do të jetë i ftohtë, me të reshura lokale të borës. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -18 deri -6, ndërsa ajo e ditës prej              – 10 deri -3 gradë celsius. Do të fryejë erë mesatare veriore.

Në pjesët lindore të reshurat e borës do të jenë mesatare, ndërsa në pjesët tjera me intensitet më të dobët..

Deri të enjten do të jetë mot shumë i ftohtë me rritje të lehtë të temperaturës së lartë, ndërsa rritje më të konsiderueshme të temperaturave do të ketë nga e premtja. Reshje të reja të shiut dhe të dëborës priten të premten pasdite dhe të shtunën paradite.