Edi Rama fton në takim Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, Ziadin Selën e Bilall Kasamin

Pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ftuar në takime të ndara të gjithë liderët politik shqiptar nga Maqedonia që kanë fituar mandate në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, transmeton TetovaSot.
Në këtë mënyrë, kryeministri shqiptar është interesuar për planet dhe strategjinë e ardhshme të liderëve shqiptar se si do t`i artikulojnë kërkesat e shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.
Rama është interesuar për së afërmi në këtë drejtim dhe i ka dhënë përkrahje të gjithë liderëve politik duke i thënë se do të mbështes të gjitha kërkesat e shqiptarëve