Edi Rama me eskpozite personale ne Nju Jork

Rama në ekspozitë nuk ka se si të lë jashtë edhe mikun e tij Anri Sala.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hapur ekspozitën e tij personale të radhës në Nju Jork.

Është Marian Goodman Gallery që mbrëmë ka mirëpritur politikanin shqiptar që vjen në formatin e një artisti në këtë galeri të famshme artistike në qytetin që nuk fle.

Rama në ekspozitë nuk ka se si të lë jashtë edhe mikun e tij Anri Sala.

Në këtë ekspozitë, mes tjerash, për herë të parë ekspozohen skulpturat qeramike që ngjasojnë si një personifikim i paletave të mëhershme mes bashkëpunimit Edi Rama – Anri Sala, një bashkëpunim i hershëm ky mes artistëve. Paletat janë pjesë e Dammi i Colori, punë e vitit 2003. Nga kjo punë pak a shumë kryeministri edhe ka nisur të transformojë fasadat e shtëpive të Tiranës në vende me më shumë ngjyrime.


këto skulptura janë gjoja mishërime tredimensionale të vizatimeve të tij autoriale. Në ekspozitën në Nju Jork vjen edhe bashkëpunimi tjetër mes Edi Ramës e Anri Salës – “Inversion Drawings”, ku Sala në një mënyrë ndërhyn në punën e Edi Ramës.

Rama thotë, në konceptin e ekspozitës, se e ka njohur Anri Salën kur ky ishte vetëm 10 vjeçar, kur preku për herë të parë ngjyrat, e Sala më vonë do të bëhej personi që do të ishte kurator i ekspozitës së parë të Edi Ramës.

Në ekspozitë ka qenë i pranishëm vetë Rama, e po ashtu edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill De Blasio.

Rama ka lindur në vitin 1964 ndërsa ka mbajtur ekspozita në Sao Paulo Biennial, Centre Pompidou në Paris, Tophane i Amire Culture and Art Centre në Stamboll. / KultPlus.com