Edona LLalloshi rikthen mega hitin e saj “Simpatia” pas 20 vjetësh (Video)

Pas dy dekadave, këngëtarja Edona Lalloshi ka vendosur të rikthejë edhe njëherë hitin e saj më të madh “Simpatia”.

E publikuar në vitin 1997 ky projekt muzikor ka shoqëruar rininë shqiptare kudo që ishin dhe sot pas 20 vitesh nuk ekziston dikush se nuk e njeh dhe këndon këtë këngë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Edona e cila ka postuar një pjesë të këngës në profilin e saj në Instagram.

“Te dashur miq, dua te ndaj me ju kete projekt i cili u realizua ne vitin 1997, por ne 2017 desha t’ua sjell me Remix Mega Hitin e te gjitha koherave, Simpatia.Kenge e cila shoqeroi rinine Shqiptare kudo qe ishin ne koherat me te vështira”, kishte shkruar Edona./Gazeta Express/