Egjipti vendos t’i dhurojë dy ishuj Arabisë Saudite

Qeveria e Egjiptit ka miratuar një marrëveshje sipas të cilës do t’i dhurojë Arabisë Saudite  dy ishuj të Detit të Kuq. Këtë marrëveshje qeveria e ka dërguar në Parlament për ratifikim.

Dhurimi i ishujve vjen pas ndihmës që Arabia i ka dhënë Egjiptit.

Egjiptianët kanë mbajtur protesta masive duke denoncuar marrëveshjen si antikushtetuese.

Demonstruesit e kanë akuzuar presidentin Abdel Fattah el-Sisi se po shet territorin egjiptian në këmbim të ndihmës financiare që i ka dhënë Arabia. Sipas raporteve Kajro po merr 20 miliard dollarë ndihma nga Rijad.

/Oranews.tv/