Egzonita Ala në filmin hollivudian “EuroClub”, ku luan edhe Eric Roberts

Bukuroshja shqiptare nga Peja, Egzonita Ala,e cila në vitin 2014 është zgjedhur ‘Miss Gjermania’, është bërë edhe pjesë e një filmi hollivudian. Bëhet fjalë për filmi “EuroClub”, film ky i cili për regjisor ka Ali Zamani, ndërsa skenari është shkruar nga Dante, Rebekah Kochan.

Premiera e filmit është dhënë mbrëmë në Salzburg të Austrisë ku e pranishme ishte edhe bukuroshja shqiptare Egzonita Ala.
“Ftesën ma ka bërë një mik i imi, i cili më tha që regjisori i një filmi hollivudian po ka dëshirë të takohet me ju për të ju bërë një ofertë rreth një filmi. Jam shumë e lumtur që isha pjesë e këtij filmi dhe jam e lumtur që kam takuar njerëz aq të rëndësishëm. Kjo ishte një përvojë padyshim shumë e bukur dhe e veçantë për mua. Jam krenarë që arrita të jem pjesë e atij filmi”, ka treguar Egzonita Ala për KultPlus.

“Në film ajo luan rolin e vajzën me emrin Zoey”, ku së bashku me Nora Mujën, një tjetër bukuroshe shqiptare e cila gjithashtu është pjesë e filmit, flasin disa fjalë në gjuhën shqipe. Në këtë film, rolin kryesor e ka aktori i njohur botëror Eric Roberts.