Ekonomia amerikane shënon ngritje

 

Ekonomia amerikane ka shënuar ngritje më të shpejtë në tremujorin e parë se sa që ishte pritur, pas rritjes së madhe të shpenzimeve të ndërmarrjeve dhe qytetarëve, tregojnë të premten të dhënat zyrtare.

Bruto prodhimi vendor në SHBA në tremujorin e parë është rritur 1,2 për qind, që është për gjysmë poeni më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi Ministria amerikane e Tregtisë, transmeton France Press.