Ekskluzive: ALSAT M mëson emrat e bartësve të listave të BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar emrat e bartësve të listave të  Njësive zgjedhore. Alsat mëson se Artan Grubi kryeson listën në njësinë e parë zgjedhore; Ejup Halimi Njësinë e 2 zgjedhore; Nafi Durmishi, Njësinë e tretë zgjedhore; Artin Spahiu Njësinë e katërt zgjedhore; Agim Shaqiri Njësinë e pestë zgjedhore; derisa Njësinë e 6 zgjedhore ashtu siç edhe kemi njoftuar më parë do ta kryesoj vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Ndërkohë nga Lëvizja BESA Njësinë e parë zgjedhore e kryeson Zekirja Ibraimi; të dytën Afrim Gashi; të pestën Arben Llabënishti dhe Njësinë e 6 zgjedhore, Bilall Kasami.

BDI mbledh këshillin e përgjithshëm, diskuton listat e kandidatëve 

Deri nesër në mesnatë partitë politike dhe kandidatët e pavarur duhet ti dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë deri tek Komisioni Shtetëror zgjedhor (KSHZ), kur edhe skadon afati për paraqitje. Deri atëherë do të zgjas edhe shqyrtimi i Listës Zgjedhore.

Deri tani LSDM-ja ka kompletuar listat e kandidatëve me të cilat do të garoj në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Edhe PDSH-ja gjithashtu ka publikuar emrat e bartësve të listave me të cilat do të garoj në zgjedhjet e dhjetorit.

Nga VMRO-DPMNE-ja njoftojnë se do të respektojnë obligimin ligjor për dorëzimin e listave të kandidatëve që skadon në mesnatën e 11 nëntorit, ndërkohë që për promovimin e tyre pritet të njoftojnë në mënyrë plotësuese.

Ndërkohë BDI-ja një ditë para skadimit të afatit zyrtar të listave të kandidatëve për deputetë mbledh Këshillin e përgjithshëm për të diskutuar rreth listave në fjalë. Deri më tani në opinion janë lakuar disa emra megjithatë një mbetet e sigurtë se në Njësinë e gjashtë zgjedhore, listës do t’i prij vet kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Nga KSHZ-ja thonë se pasi që partitë ti dorëzojnë listat, Komisioni ka afat prej 48 orëve që ti shqyrtoj. Në rast se diçka nuk është në rregull me emrat e propozuar dhe paraqitet nevoja për korrigjim, atëherë listat u kthehen partive, të cilat gjithashtu kanë 48 orë që të mund të intervenojnë dhe ti përmirësojnë.