Ekskluzive/ Berlin, ortodoksët dhe katolikët shtyjnë darkën me dy orë në respekt të agjëruesve

Harmonia fetare në Shqipëri ka dhënë mbrëmë një tjetër shembull të respektit të ndërsjelltë midis besimeve fetare, aq shumë të vlerësuar edhe nga të huajt. Por rasti i mbrëmjes së djeshme është edhe më unikal në llojin e tij. Të mbledhur në Berlin në një konferencë me tematikë tolerancën fetare, përfaqësueit e komuniteteve fetare në Shqipëri dhë kryetarja e Kulteve pritën në tavolinë për të ngrënë darkën për rreth 2 orë deri në orën 21.30 në shenjë respekti ndaj agjeruesve në grup. Siç shikohet edhe në foto në tryezë janë Dom Gjergj Meta nga Kisha Katolike, Baba Mondi Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Gazmend Aga nga Komuniteti Mysliman, Hiresia e tij Andoni​ nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Pastor Ylli Doçi ​Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë si edhe Donika Hoxha ​Drejtore në Ministrinë e Punëve të Jashtëme, si edhe Loreta Aliko​ Kryetare e Komitetit Shtetëror per Kultet.

Delegacioni i ftuar në Berlin për të shpjeguar modelin e harmonise fetare në Shqiperi, do të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, organizuar nga Konferenca e 22-të Ndërkombëtare e Berlinit me praninë e Presidentit të Bundestagut Prof. Dr. Norbert Lammert/ D. L / Opinion,al