EKSKLUZIVE: BESA kandidon Bekim Sali për Komunën e Çairit

Stomatologu Bekim Saliu do të jetë kandidati për kryetar komune nga radhët e BESËS në Komunën e Çairit, kështu së paku thonë informacionet të cilat i ka siguruar Medial.mk nga Lëvizja BESA, por të cilat insistojnë të mbesin anonim.

Pas shumë përplasjeve dhe diskutimeve rreth tre kandidaturave të Lëvizjes BESA, si duket që në raundin e parë është përjashtuar nga loja Skënder Rexhepi- Zejd, e më pas edhe Kastriot Rexhepi.

“Për Kastriot Rexhepin thuhet se nuk ka pas mbështetjen e duhur nga degët e kësaj komune… ndërsa Bekim Sali është kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Çair dhe i cili ka punuar shumë me strukturat e partisë”, thonë burime brenda Lëvizjes BESA.

Ndryshe, Bekim Sali me 15 shtator do të përballet me Visar Ganiun e BDI-së, Faruk Avdiun e ASH-së, ndërsa mbetet të shihet se cilin kandidiat do ta nominojnë PDSH dhe LSDM. (F.K)