EKSKLUZIVE: Ja vendi dhe kufoma e terroristit Amri!

Italienische Polizeibeamte sichern am 23.12.2016 in Mailand Spuren, nachdem der europaweit gesuchte mutmaßliche Attentäter von Berlin, Anis Amri, bei einem Schusswechsel mit der Polizei getötet wurde. Bei einem Anschlag mit einem Lastwagen auf einen Weihnachtsmarkt in Berlin waren mindestens zwölf Menschen getötet und rund 50 verletzt worden. Foto: Daniele Bennati/B&V/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Ministri i Brendshëm i Italisë në një konferencë për media ka shprehur kënasqësinë për aksionin e policisë italiane. Marco Minniti ka thënë që mund të lajmërojë për aksionin e suksesshëm të policisë në ora 3:00 të mëngjesit, raporton Gazeta Blic.

Në Milano të Italisë është vrarë sot i dyshuari për sulmin në Berlin, Anis Amri, njofton agjencia italiane e lajmeve Ansa. Sipas këtij burimi, 24-vjeçari nga Tunizia, Anis Amri është vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri. Në njoftimet e para thuhet se Anis Amri është identifikuar gjatë një kontrolli të rregull të policisë.

Ai ka qëlluar i pari në drejtim të policisë me armë zjarri, por nuk ka të dhëna për pasoja të tjera në njerëz. Anis Amri ishte duke shkuar në këmbë kur policia ka kërkuar të identifikohet. Në vend të dokumenteve, ai ka nxerrë armët dhe ka qëlluar. Autoritetet gjermane thonë se menjëherë kanë kontaktuar autoritetet italiane dhe janë në fazën e shpjegimit të ngjarjes.

Autoritetet gjermane dyshojnë Anis Amrin për sulm në Berlin ku janë vrarë të paktën 12 persona dhe janë plagosur rreth 50. Në kamion janë gjetur dokumente me emrin e tij si dhe gjurmët e gishtërinjëve./Gazeta Blic/

c0we8qwwgaievzh-jpg-large