Ekskluzive:Arianit Xhaferi(Eco Guerilla) Eco Guerilla nuk është mbyllur sepse akoma nuk është përmbushur misioni i saj

ANTPRESS- Pas publikimit të lajmit për gjoja mbylljen e Eco Guerillas në disa portale ,informacioni u perhap me shpejtesi
A mund të na spjegoni Çfarë po ndodh ?

1.Eco Guerilla nuk është mbyllur sepse akoma nuk është përmbushur misioni i saj për mjedis më të pastër jetësor. Disa portale që shërbejnë si megafoën të partive qeveritare të porositur nga padronët e tyre që s’hezitojnë t’ju hedhin nga një kockë sa herë që i kap uria, vendosën të shpifin se gjoja Eco Guerilla është mbyllur sepse prej saj është larguar një nga bashkëthemeluesit e organizatës. Në një demant të cilin e bëmë për informim të publikut të gjerë informuam se themelues, anëtarë e udhëheqës të saj mund të vijnë e të largohen në çdo kohë, por kjo organizatë nuk i shërben një, dy apo tre individëve, por i shërben një koncepti, mbrojtjes së mjedisit jetësor. Po rikthesoj se pas jehonës së madhe që pati koncerti në deponinë e Tetovës, dhe duke pasur parasysh faktin që po afrohet skadimi i afatit për vëinien e filtrave të Jugohromit, data 31 Tetor – jo rastësisht në këtë moment mercenarë të parapaguar dhe struktura të dyshimta tentojnë të na shantazhojnë dhe t’i parandalojnë aktivitetet e Eco Guerilla. Këto manovra tendencioze përkundrazi na bëjnë më të fortë.

ANTPRESS-Edhe po të jetë i vertet lajmi, juve a do bashkangjiteni në ndonjë opsion politik,konkretisht Maqedon ?

2. Edhe haptas e kam thënë në shumë emisione ku kam marrë pjesë se unë nuk kam ambicie politike sidomos nuk kam qëllim t’i bashkohem ndonjë partie politike, qoftë ajo shqiptare apo joshqiptare. Politika duhet të na interesojë të gjithëve, se politika është ajo që na drejton ose shkatërron jetën. Në rastin tonë na e shkatërron, prandaj duhet dhe ne të merremi me të, por partitë politike kurrë nuk kanë qenë interesimi imi, dhe vazhdojnë të jenë një fushë e huaj për mua.

ANTPRESS-Na tregoni cfar keni menduar me fjalen PUÇ në postimin tuaj në facebook ?

 

3. Fjala PUÇ e përdorur ke statusi im në facebook ishte thjeshtë një shaka që bëmë me miqtë kur pamë se dikush nga brenda u mundua ta rrëzojë një kala të fortë që e kemi ngritur me shumë mund, me shumë punë, me shumë vullnetarë e aktivistë.

ANTPRESS-Cilat jan aktivitetet e radhës së  Eco Guerillas ?

 

4. Eco Guerilla do vazhdojë me aktivitetet sensibilizuese, sidomos për të sjellë në mendjen e çdo qytetari çdo premtim që i është bërë e që i është shkelur nga të zgjedhurit tanë në nivel qendror dhe lokal. Poashtu do vazhdojnë lobimet e fuqishme me organizatat ndërkombëtare dhe sidomos me përfaqësuesit diplomatikë në vendin tonë, siç janë SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Zvicra, OSBE, BE, etj.