Ekskortë dhe me organe mashkulli, Linda Rei rrëfen të vërtetën

Ekskortë dhe me organe mashkulli, Linda Rei rrëfen të vërtetën
Linda Rei është një nga konkurrentet e spektaklit të kërcimit “Dance with me”, që nga java në javë me veshje balerinash demonstron disiplina të ndryshme kërcimi nën koreografinë e Albi Nakos.

 

Por, pak ditë më parë, mediat u morën gjatë me Lindën pas një fotoje të marrë nga një faqe eskortash online, ku u tha se personazhi me organ gjenital mashkullor, që pozonte e zhveshur për të reklamuar veten ishte pikërisht Linda.
Në përshkrimin e profilit, oferta varion nga 50 deri në 100 euro, ndërkohë ka edhe komente të shumta nga persona, që presupozohet të jenë klientë. Fotoja është publikuar në vitin 2015, ndërsa Linda tha vetëm pak ditë më parë te emisioni “Rudina” në TV “Klan” se e ka kryer operacionin sa ka mbushur 18 vjeç e një ditë.linda-rei-768×477 Ndërkohë Linda, e cila është e fejuar tashmë me Massimon, djalin e një biznesmeni të njohur që jeton në Lugano të Zvicrës, tregon për gazetën “Panorama” të vërtetën e saj në lidhje me foton në fjalë. “E vërteta është që është foto montazh. Unë jam operuar 18 vjeçe. Dhe për më tepër, po të isha eskortë, do përdorja emrin Linda dhe me fotot e mia? Ndërkohë ky montazh është bërë keq se kanë harruar tatoo-të e mia që kam në dorë, krahë dhe te pjesa e kurrizit”, tha Linda.