Ekspertët në Maqedoni dyshojnë në sinqeritetin e partive shqiptare

Për ish-kreun e gjykatëses kushtetuese, Trendafil Ivanovski, partitë politike në veçanti ato shqiptare nuk duhet të zvarrisin procesin e zgjidhjes së krizës politike, por duhet sa më parë të deklarohen mbi pozicionin tyre pasi çdo shtyrje e mëtejmë e përkeqëson gjendjen në vend.

Ai dyshon se kushtëzimet e tanishme bëhen me qëllim meqë siç thotë kërkesa të këtilla nuk kanë bërë asnjëherë në veprimtarinë e tyre politike.

“Tani kur përfundimisht prapë kanë mundësi ta tërheqin shtetin nga gjendja e vështirë, ata me kokëfortësi kundër interesave ekonomike, kundër interesave të qytetarëve dhe forcave progresive, ata për interesa të vogla e vazhdojnë krizën dhe sikur nuk kanë ide dhe nuk duan të zgjidhin krizën. Kjo sidomos është e dukshme ditëve të fundit, ku deklarojnë se nëse një germë e platformës mungon, atëherë kjo nuk është në dobi të marrëveshjes”, tha Trendafil Ivanovski, ish gjykatës.

Edhe Isak Sherifi, profesor i sistemeve politike thotë se partitë shqiptare duhet të deklarohen qartë lidhur me pozicionin e tyre kundrejt ofertave të partive maqedonase edhe pse sipas tij këtë ato nuk e kanë bërë asnjëherë në 15 vitet e fundit

“Kërkove mbështetjen e Tiranës, e ke mbështetjen e Tiranës, kërkove mbështetjen e Prishtinës, duhet konkretisht tu tregohet shqiptarëve se cila ofertë më e pranueshme për të dalë nga kriza”, deklaroi profesori Isak Sherifi.

Sherifi thotë se kërkesat e partive shqiptare janë reale dhe si të tilla duhet të bëheshin nga e tyre shumë vite më parë. Sipas tij, sikur të kishte kushtëzime të tilla me kohë, tani do të ishin mbyllur si çështja e gjuhës shqipe ashtu edhe aspekteve tjera etnike.

“Këto kërkesa nuk janë maksimaliste kundrejt pozicionit të partive maqedonase në këto 15 vite. Këto janë kërkesa minimale dhe çdo parti maqedonase që pranon këto kërkesa mendoj se ndihmojnë në zgjidhjen e krizës. Këto kërkesa nuk janë maksimaliste, kundrejt kërkesave që i kanë pas partitë maqedonase për këto 15 vite, këto janë kërkesa minimaliste. Dhe mendoj se me cilëndo parti që do ta përqafon këtë platformë të partive politike shqiptare, jam të mendimit tim personal se shteti do të del nga kriza”, shtoi Sherifi.

Ekspertët thonë se në Kushtetutë ka afate të caktuara të cilat partitë politike i kanë tejkaluar, dhe nëse liderët politik nuk ndëregjësohen, ai nuk anashkalon përjashton skenarin që paknaqësia e qytetarëve të shprehet rrugëve të qyteteve të Maqedonisë.