Ekspertët: PSP-ja mundet të ankohet në Gjykatën e Strasburgut

Ekspertët janë të mendimit se Prokuroria Speciale si subjekt juridik do të mund të ankohej në gjykatën e Strasburgut për obstruksionet me të cilat ballafaqohet. Ankesat zakonisht deri te Gjykata Evropiane vijnë si procedura individuale ku janë shkelur të drejtat themelore të njeriut. Por, sipas profesoreshash Besa Arifi, ekziston edhe mundësia që Prokuroria Speciale si institucion shtetëror, ta akuzoj shtetin për pengesa në zbulimin e kriminalitetit serioz.

Në Konventën Evropiane për të drejtën evropiane në nenin 34 shkruan:

“Gjykata pranon ankesa të cilat ia dorëzojnë persona fizik, organizata joqeveritare ose grupe individësh të cilët konsiderohen viktima të shkeljes së të drejtave të njohura në Konventën ose në protokollet e saj që e ka kryer një nga palët e larta kontraktuese. Palët e larta kontraktuese obligohen që të mos e pengojnë ushtrimin efikas të kësaj të drejte”.

Maqedonia ka humbur dy raste për të cilat ka vendosur Gjykata në Strasburg. Palët janë ankuar për shkelje të parimit të paanshmërisë.

Bojan Stojanovski