Eksplozivë në aeroportin ndërkombëtar suedez, evakuohen udhëtarët

 

Një aeroport ndërkombëtar suedez është evakuuar menjëhërë pasi gjetjes së disa eksplozivëve në një nga bagazhet.

Aeroporti Landvette është mbyllur në mënyrë emergjente dhe të gjithë pasagjerët janë evakuuar, raporton “Daily Star”.

Policët zbuluan një çantë të dyshimtë në sallën e nisjes, e cila përbante “gjurmë”  eksplozivësh.

Raportohet se autoritetet suedeze po presin ardhjen e skuadrës anti-ekspolzivë për të konfirmuar zbulimin.

Zëdhënësi i policisë,  Anders Porelius, konfirmoi raporet për eksplozivë duke thënë se një kordon prej 200 metrash është vendosur rreth çantës.

Mikael Andersson, komandanti i stacionit të policisë kufitare, tha se e gjithë salla ëhstë rrethuar nga policia.

Image