Ekspozita e Vesa Palloshi Buklla “E bukura ,mbresa dhe ekspresiviteti”

img_1463 img_1464 img_1465 img_1466Mbrëme në Qendrën informative kulturore ne Shkup u mbajt ekspozita e pikturave të Vesa Palloshi Buklla. Të pranishëm ishin një numer i madh i artdashesve ku ne mesin e tyre profesori i artit Mixhait Pollozhani dha dhe kritiken e tij per kete ekspozite ku theksoi:E BUKURA, MBRESA DHE EKSPRESIVITETI

Identifikimi i të bukurës është një çështje e përjetshme që e përcjellë jo vetëm njeriun, por edhe mbarë qytetërimin njerëzor. Për ta përjetuar të bukurën duhet çmuar dhe ndarë atë edhe me të tjerët. Dhe pikërisht piktorja e re Vesa Buklla këtë po e bënë duke e zbuluar të bukurën e saj të preferuar te Palloi. Më saktë, te pendët e këtij shpendi, sa mitologjik po aq edhe real, kjo piktore ka gjetur motivin më metafizik dhe më simbolik për pikturat e saj.
Dhe kur përmbajta tematike bashkërendohet me motivin, ashtu siç ndodh në pikturat e Vesës, domosdo që nuk ka se si të mungoi rrëfimi artistik. Pra, pa fuqinë magjepsëse të identifikimin të së bukurës, nuk ka as kreacion dhe as art, sepse është forca magjepse vizuale ajo që shpalos vizione dhe krijon emocione kënaqësie tek artdashësit.
Disa herë radhazi po dëshmohet se motivi i vjelë nga bota zoologjike po lë gjurmë të thella në krijimtarinë e Vesës, gjë që duket qartë se atë e josh dhe e motivon koloriti i pendëve të Palloit. Ky shpend në një mënyrë shfaqet edhe si metaforë e mendimin filozofik të ngritjes dhe rënies, situata këto që ndërlidhen me fate të ndryshme njerëzish. E vetëdijshme se talenti është vetëm një prerje konceptuale në oqeanin e pafund vizuale, nëpërmjet sqimës dhe shpirtit të artit, autorja, synon fisnikërimin e botës dhe realitetit që e rrethon atë.
Mbretërimi i atmosferës koloristike që rrezatojnë ngjyrat me substancat e tyre hyjnore bartin në vete edhe sekuenca asociative. Mbase, konstatimi në vijim mund të duket pak sa asimetrik, por është e dukshme se mbresat e saj, Vesa, stilistikisht i sjellë me anë të shtresimit ekspresiv të ngjyrave. Nëpërmjet karakterit psikologjik ngjyrat dominuese akromatike, në veçanti e kuqja, ngjyra vjollcë, e gjelbra, e kaltra, e përhimja, si dhe module dhe nuanca tjera të valerit përcjellin mesazhe të qarta estetike dhe universale.
Sekuencat pamore të poliptikëve dhe monoptikëve të Vesa Buklla, bartin transformimet spontane të shpendi në fjalë, i cili, krahas lajmëtarit qiellor merr edhe atributin e simbolit kozmik. Duke e shmangur tërësinë në llogari të detajit, siç vepron me pikturimin e pendëve plot “sy” piktorja kap edhe dimensionet (post)moderne në planin figurativ, si dhe rolin e të tij të vëzhguesit të përhershëm në planin optik.
Në mes tjerash Vesa Palloshi Buklla u shpreh:Të nderuar koleg , dashamires te artit dhe familjar
Deshira ime per te ekspozuar punimet e mia prane publikut shkupjan eshte e kahmotshme
Sonte kam nderin dhe kenaqesin e vecant te ndaj kete eksperience me Ju.
Ky projekt,i punuar gjate viteve , i mbeshtetur nga Ministria e Kultures prane Republikes se Maqedonise , shpresoj ti jep sado pak kontribut sferes se artit figurativ shqipetar.
Falemnderoj stafin organizativ te Qendres Informative Kulturore–Shkup
Falimnderim i vecant ndaj Drejtoreshes se kesaj qendre Znj. Sermine Purini e cila gjithmon me perkushtim dhe eford mundeson hapesire te vecant per artistet e rinjte shqipetar te sferave te ndryshme kulturore,qe te prezentojne punimet e tyre artistike./Antpress