Ekspozite nga Helidon Gjergji sot ne Shkup

 

Ekspozitë – Helidon Gjergji, do te mbahet ne Cifte Hamam
01|08| 2017 / 18:00

Helidon Gjergji (i lindur në vitin 1970 në Tiranë, Shqipëri) është një artist bashkëkohor i cili punon me media të ndryshme. Ka kryer studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991, u transferua në Itali, ku studioi më tej artet vizuale dhe ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Napoli, Itali. Në vitin 1997, u transferua në Çikago, ku është përsosur në teorinë dhe praktikën e artit në Universitetin e Çikagos. Aktualisht jeton në Nju Jork dhe jep mësim në SUNY Old Westbury.

Gjatë karrierës së tij Helidon ka punuar në fusha të ndryshme, pikturë, instalim dhe arkitekturë. Megjithatë, përmes mediave të ndryshme, Helidon në veprat e tij shqyrton në mënyrë të vazhduar porozitetin dhe brishtësinë e kufijve midis mediave të ndryshme, vetes dhe parametrat e ndikimit individual./Antpress