Ekspozohet skeleti i njeriut, daton rreth periudhës 7.500 vjet p.e.s

Një skelet burri i fosilizuar, për të cilin shkencëtarët pohojnë se daton nga periudha 7.500 vjet p.e.s. (para erës sonë) ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin në Iran dhe më gjerë, raporton Anadolu Agency.

Skeleti i gjetur javën e kaluar është ekspozuar në një muze në qytetin iranian Erak, ndërsa deri tani muzeun e kanë vizituar qindra turistë vendor dhe të huaj.

Hulumtimet e mëhershme vërtetuan gjurmë jete në këtë rajon iranian nga periudha e 3.500 vite p.e.s. ndërsa zbulimet më të reja arkeologjike tregojnë gjurmë të jetës edhe deri në 8.000 vite p.e.s.