Elbasan/ Zbulimi i mahnitshëm arkeologjik, gjendet kisha e fshehur nën kodër

Arkeologët shqiptarë ndodhen në prag të një zbulimi të madh i cili do të tërheqë vëmendjen e mbarë opinionit.

Bëhet fjalë për një kishë e cila është e mbuluar me gurë poshtë një kodre në Elbasan dhe është “konservuar” aty prej disa shekujsh.

Arkeologët nisen nga disa indikacione të cilat kanë baza shkencore. Së pari ekzistenca e kësaj kishe haset edhe në literaturën e vjetër. Por mbi të gjitha vendi ku ndodhet tërheq vëmendjen pasi bëhet fjalë për një kodërz e cila ndodhet në një sipërfaqe fushore.

Arkeologët mendojnë se po të gërmohet në këtë kodër do të zbulohet një kishë e cila ka të konservuar gjithçka brenda saj.

Për ekzistencën e kishës ekzistojnë edhe argumenta të tjerë. Sipas arsyetimit historik kisha u mbulua nga banorët e zonës me gurë e dhe për të mos rënë në duart e armikut. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për sulmet barbare avarëve, gotëve, estrogotëve apo të turqve.

Surpriza e famshme arkeologjike pritet të bëhet publike në ditët në vijim./