Elhaida Dani në Paris për rolin e esmeraldës

Elhaida Dani do të interpretojë rolin e Esmeraldës në shfaqjen e “Notre-Dame de Paris”, e cila do të mbahet në Pallatin e Kongreseve të Parisit.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Këngëtarja e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në karierën e saj.

Me shume kenaqesi me ne fund mund te anuncoj pjesmarrjen time ne produksionin e fundit te Notre-Dame de Paris – France, i cili do te shfaqet ne Pallatin e Kongreseve te Parisit duke filluar nga 23 nentori.
Do kem nderin te interpretoj rolin e Esmeraldes ne castin 2.
Kete mundesi e konsideroj nje hap shume te rendesishem te karrieres sime artistike dhe per kete dua te falenderoj Riccardo Cocciante, Luc Plamondon, Gilles Maheu, Charles & Nicolas Talar qe besuan ne mua.
Takohemi ne Paris :)” shkruan ajo.

Capture-20