Elia Zaharia Zogu nderohet me çmim në Best Award Gala: 40th Edition në Paris

Është mbajtur edicioni i 40-të i Best Award Gala: 40th Edition në Paris, ngjarje kjo kulturore që mbledhë figura të rëndësishme të fushave të ndryshme.

Në këtë edicion ka marrë pjesë edhe princesha shqiptare, Elia Zaharia Zogu, e cila ka marrë çmimin “Best”. Sipas Zaharias, personi i parë shqiptar që ka marrë këtë çmim ishte Nëna Terezë.

“Në këtë 40 vjetor disa nga personalitetet e tjerë qe iu akordua ishin Marisa Berenson, Clotilde Coureau, Pamela Anderson, Melissa George, Lola Karimova, David Ginola etj. Dhe sigurisht në raste të këtij niveli prezantimi, një nga qëllimet kryesore është promovimi i vendit në të gjitha dimensionet. Ndaj falënderoj stilisten Blerina Kllokoqi Rugova për këtë fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm”, ka shkruar Elia Zaharia.