“Elifi” divorcohet nga bashkëshorti, por gjen dashurinë e re

Teksa akoma flitet për divorcin e saj me aktorin Onur Saylak, me të cilin kishte 6 vjet lidhje, aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun, nxit dyshimet për një lidhje të re.

Tashmë bëhet fjalë për një ish futbollist, i cili gjithashtu është në prag të divorcit nga bashkëshortja e tij.

Aktorja e njohur e ‘Diamante dhe dashuri’ dhe ish futbollisti, Ibrahim Kutluay përfliten për një lidhje të re, ndërsa dyshimet për këtë i shtoi vetë futbollisti, kur refuzoi të përgjigjej para gazetarëve në lidhje me thashethemet e dala së fundit për të dhe aktoren simpatike.

Kutluay, i cili është në proces divorci me bashkëshorten Demet Sener, ka me të dhe një djalë 8 vjeç.

Ndërsa Tuba e cila tek njihet si Elif, ka dy vajza binjake më aktorin e njohur turk Onur Saylak.