‘Elifi’ drejt divorcit, martesa e saj ka dështuar

'Elifi’ drejt divorcit, martesa e saj ka dështuar

Prej kohësh flitej për një krizë në martesën e Tuba-s, e dashur për shqiptarët me rolin e Elifit në serialin “Diamante dhe Dashuri”.

Media turke thotë se të dy aktorët kanë autorizuar avokatët e tyre për të nisur procedurat e divorcit.

Kriza në martesën e aktorëve raportohet të ketë nisur si pasojë e ofertave të shumta për të luajtur në serialet turke.

Fillimisht ata kishin vendosur që te luanin me radhë në seriale në mënyrë që njëri prej prindërve të qëndronte në shtëpi për t’iu përkushtuar fëmijëve. Në rastin që të dy aktorët morën oferta të mira dhe të dy dhanë përgjigje pozitive për pjesëmarrjen në xhirime ka nisur edhe kriza në martesën e tyre.

Tuba dhe Onuri u dashuruan në xhirimet e filmit “Asi” dhe u martuan në vitin 2011.

Aktualisht të dy luajnë në seriale. Tuba luan në serialian “Cesur ve Guzel” së bashku me Kivanc Tatlitug, ndërsa Onuri luan në serialin “Vatanim Sensin” me çiftin e njohur Halit Ergenç dhe Berguzar Korel.