Eliza Dushku nuk i harron kurrë rrënjët shqiptare, ja çfarë ka publikuar (Foto)

Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku nuk i harron kurrë rrënjët e saj.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto në të cilën është shfaqur tërësisht me të kuqe duke bërë shenjën e shqiponjës.

Eliza i ka kujtuar ndjekësit e saj rreth dokumentarit për Shqipërinë që ka realizuar disa vite më parë, i cili vjen si një kërkim i rrënjëve të saj duke treguar kulturën shqiptare.

“Ky vend i vogël me një zemër të madhe ka kaluar dekada në izolim dhe ne ishim mjaft të ngazëllyer që mundën të realizonin një nga dokumentarët e parë duke eksploruar kulturën mahnitëse, historinë dhe jetën e ditëve të sotme të njerëzve tanë në këtë tokë,”-përfundon Dushku.

Ajo ka qenë disa ditë në vendin tonë për të promovuar dokumentarin e saj “Dear Albania”.