Elvana Gjata suprizon fansat

Elvana Gjata anuloi të gjithë koncertet e saj këtë verë për të kaluar pak kohë jashtë Shqipërisë.

Por duket se këngëtarja shqiptare nuk ka shijuar vetëm pushime, pasi duket se po punon për një projekt të ri.

Në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo shfaqet tepër ndryshe, e veshur me një fustan me tyl ndërkohë që dikush i bën flokët gërshet.