Emanuele Ndoj (Brescia) dhe Shaqir Tafa (Palermo) janë në mesin e 100 talentëve në Itali Futbolli italian ka kthyer sytë nga të rinjtë. Nga projekti i nisur në bazë të gjerë, përfiton edhe Shqipëria. Dy lojtarë kuqezi, Emanuele Ndoj dhe Shaqir Tafa janë përfshirë mes 100 talentëve të së ardhmes që po rriten në Itali. Një listë speciale e hartuar nga e përditshmja sportive “Corriere Dello Sport”, ku nuk mund të mungonin elementët e spikatur, që kanë mahnitur në Serinë A. Nga portieri Gianluigi Donnarumma i Milanit, te sulmuesi Moise Kean i Juventusit, për të vazhduar me Pietro Pellegrin, që debutoi në elitë me Genoan në moshën 15-vjeçare. Përzgjedhja për 100 talentët e futbollit italian është realizuar duke seleksionuar 50 që luajnë ose stërviten në Akademitë e klubeve të Serisë A. Nga shqiptarët aty është 18-vjeçari Shaqir Tafa, qendërmbrojtës i Palermos. Edhe pse i lindur në Itali, Tafa zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë U19. Mes 50 talentëve që luajnë në Serinë B është Emanuele Ndoj. Edhe mesfushori 19-vjeçar ka lindur në Itali dhe nga Akademia e Romës u transferua te Brescia ku ka luajtur 11 ndeshje deri më tani.

Emanuele Ndoj (Brescia) dhe Shaqir Tafa (Palermo) janë në mesin e 100 talentëve në Itali

Futbolli italian ka kthyer sytë nga të rinjtë. Nga projekti i nisur në bazë të gjerë, përfiton edhe Shqipëria. Dy lojtarë kuqezi, Emanuele Ndoj dhe Shaqir Tafa janë përfshirë mes 100 talentëve të së ardhmes që po rriten në Itali.

Një listë speciale e hartuar nga e përditshmja sportive “Corriere Dello Sport”, ku nuk mund të mungonin elementët e spikatur, që kanë mahnitur në Serinë A.

Nga portieri Gianluigi Donnarumma i Milanit, te sulmuesi Moise Kean i Juventusit, për të vazhduar me Pietro Pellegrin, që debutoi në elitë me Genoan në moshën 15-vjeçare.

Përzgjedhja për 100 talentët e futbollit italian është realizuar duke seleksionuar 50 që luajnë ose stërviten në Akademitë e klubeve të Serisë A.

Nga shqiptarët aty është 18-vjeçari Shaqir Tafa, qendërmbrojtës i Palermos. Edhe pse i lindur në Itali, Tafa zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë U19.

Mes 50 talentëve që luajnë në Serinë B është Emanuele Ndoj. Edhe mesfushori 19-vjeçar ka lindur në Itali dhe nga Akademia e Romës u transferua te Brescia ku ka luajtur 11 ndeshje deri më tani.