Emiratet e Bashkuara do të tërheqin ajsbergun nga Antarktida

Një komani në Emiratet e Bashkuara Arabe ka prezantuar idenë ambicioze të tërheqjes së një ajsbergu  nga Antarktida drejt gadishullit arabik për të furnizuar territorin me ujë të pijshëm.

Kompania nga Abu-Dhabi kërkon të tërheqë blloqet masive të akullit nga ishulli Heard Island, rreth 1000 kilometra larg brigjeve të Antarktidës, rreth 8,800 km përgjatë oqeanit indian drejt Fujairah, një nga shtatë emiratet e EBA.

Vetëm një ajsberg mund të furnizojë me ujë të pijshëm rreth 1 milionë njerëz për pesë vjet, tha drejtori i kompanisë, i cili shtonte se grupi kishte inspektuar rrugën e transportit dhe kishin përdorur simulues për të verifikuar mundësinë e arritjes së skemës.

Duke folur për misionin e quajtur UAE Iceberg Project, Abdullah Mohammad Sulaiman Al Shehi tha: “Simulatori ynë parashikon se transporti kërkon rreth 1 vit. Ne kemi hartuar planin teknik dhe financiar. Tërheqja është mënyra më e mirë dhe shpresojmë të nisim projektin në fillim të vitit 2018. Ajsbergun e duam kryesisht për ujin, por ai mund të shërbejë dhe për turizmin apo përmirësimin e motit”.