Enca nënshkruan kontratë me kompaninë më të madhe muzikore në botë

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet duke finalizuar kontratën me kompaninë e njohur muzikore “Universal Music”.

Krahas fotos së publikuar në rrjete sociale Enca shkruan: “Familje e re. Më uroni fat. Universal Music, është zyrtare tashmë”,-përfundon publikimi i saj në Instagram.

Gjithashtu së shpejti pritet që Enca të publikojë këngën e saj më të re si dhe albumin muzikor.

“Universal Music” ka bashkëpunuar edhe me këngëtar si Eminem, 50 cent, Jessie J, Jennifer Lopez etj…

Megjithatë, Enca nuk është shqiptarja e parë pasi më parë edhe Elhaida Dani ka bashkëpunuar me këtë kompani.