Enca: Shqipëria nuk është e varfër, ja pse jemi të pasur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, dha një intervistë të gjatë për faqen e njohur zvicerane, “20 minuten”.

Enca foli për karrierën e saj, për kontratën me Universal Music Switzerland, që parashikon që ajo të shkojë të paktën njëherë në muaj në Zvicër.

Këngëtarja tha se Zvicra është atdheu i saj i dytë.

E pyetur se “Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës dhe kushtet për një karrierë ndërkombëtare janë më të mira”, Enca jep një përgjigje interesante.

“Sinqerisht e them: Gjithmonë, kur dikush më pyet për këtë, befasohem. Befasohem për imazhin e keq që ka Shqipëria. Shqipëria nuk është vend i varfër, unë dua të jetoj këtu. Ne jemi të pasur. Mirëqenia nuk është vetëm çështje parash. Ne kemi kaq shumë vende të bukura. Sa herë shkoj në shtëpi, jam e lumtur që kthehem në Shqipëri,” thotë këngëtarja.

Enca thotë se nuk është e interesuar për zhvillimet politike sa i përket emigracionit dhe islamizimit.