Energjia e Kosovës bllokon rrugën e Serbisë drejt BE’së

Brukseli i ka kërkuar Serbisë përparime të qarta në dialogun me Kosovën, sidomos në telekomunikacion e energjetikë, nëse ajo dëshiron të hapë kapituj të tjerë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në Bruksel pritet që në javët e ardhshme të organizohet të paktën një takim në nivelin kryeministror Aleksandar Vuçiq – Isa Mustafa, për t’u eliminuar mospajtimet rreth zbatimit të marrëveshjeve dhe për hartimin e planit për temat e reja që do të bisedohen, shkruan gazeta “Vecernje Novosti” e Beogradit, duke iu referuar burimeve të veta.

Pakënaqësia më e madhe e Brukselit, sipas kësaj gazete, është për shkak të marrëveshjes për energjetikën, zbatimi i të cilës praktikisht është ngrirë krejtësisht, trasmeton koha.net.

“Prishtina, për shkak të mangësive te dokumentacioni serb, po refuzon t’i regjistrojë firmat “EPS trgovina” e “Elektrosever”, të rëndësishme për furnizim me rrymë në veri”, shkruan “Vecernje Novosti”.