Era befason edhe amerikanët e Ultramusic (VIDEO)

Era Istrefi pasi befasoi tërë botën me “Bonbon”-in e saj, ajo ka bërë befasi të këndshme edhe me këngën e saj “Redrum”.

Kënga, e cila u lançua para 72 orëve, shumë shpejt u shndërrua në hit në tërë Botën, por nuk janë vetëm klikimet në youtube.com që kanë befasuar producentët amerikanë por edhe shitjet në platforma të tjera elektronike.

Burime shumë të afërta me menaxhmentin e Erës i kanë thënë Expressit se Era ka një shitje rekord në platformën Spotify në Amerikë, e cila shkon në miliona.

Pothuajse e njëjta shitje rekorde e këngës së saj është duke vazhduar edhe në iTunes dhe në disa platforma të tjera elektronike.

Për tri ditë Era ka kaluar 4 milion klikime në You Tube dhe kënga Redrum është rrugës për ta zënë hitin e saj të mëparshëm “Bonbon”.