Era e keqe e gojës paralajmëron gjashtë probleme shëndetësore

Era jo e mirë e gojës në mëngjes është normale, por nëse e hetoni se fryma juaj nuk është e freskët gjatë gjithë ditës, kjo mund të jetë shenjë e disa problemeve shëndetësore.

Ndonëse ekzistojnë shumë mënyra si të trajtoni këtë shqetësim, së pari duhet të dini arsyen që fshihet pas erës së gojës.

Më poshtë do të lexoni shkaqet e frymës së rëndë:

Dehidratimi Era e rëndë në gojës, është shenjë e një organizmi të dehidratuar. Nëse grimcat e ushqimit nuk janë larguar plotësisht nga goja, era e frymës nuk do të jetë e freskët.

Rrezik i larta për sëmundje të zemrës Shumica prej nesh nuk e dinë se sëmundja e mishrave të dhëmbëve është e lidhur ngushtë me sëmundjet e zemrës. Në fakt, gingiviti është një shenjë e hershme e sëmundjes kardiovaskulare.

Bajamet Fryma e rëndë mund të jetë shenjë e sëmundjeve të fytit ose bajameve të qelbëzuara. Bakteret që shkaktojnë inflamacionin e bajameve janë përgjegjëse për halitozën ose erën e keqe të gojës.

Ulçera e stomakut Simptomat tipike të ulçerës së stomakut janë dhimbja e stomakut, urthi dhe era e rëndë e gojës.

Mbipesha Sa më shumë mbipeshë të jetë një person është, aq më shumë i vjen erë goja. Nuk ka asnjë arsye të veçantë për këtë, por studiuesit besojnë se mosfunksionimi biologjik luan një rol kryesor.

Diabeti Një problem tjetër shëndetësor që shkakton erën e gojës është diabeti, për shkak të prodhimit joadekuat të insulinës.