Era Istrefi gati për koncertin e New Yorkut (Foto)

Ylli i muzikës Era Istrefi vazhdon të jetë mëse e angazhuar. Pas performancës së saj tejet të suksesshme në Sofie të Bullgarisë, ajo do të paraqitet sonte në New York.

“Paqe NY! Nuk më pritet të paraqitem në skenë”, ka shkruar Istrefi në mbishkrimin e fotos të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Sukseset për Erën nuk kanë të ndalur, performanca e saj sonte pritet të jetë e mirëpritur nga fansa të shumtë të këngëtares, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se është pikërisht projekti i saj “Bon Bon”, ai që ka arritur të dëgjohet edhe në vendet më të largëta në botë.